Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së ka rikonfimuar qëndrimet lidhur me epilogun e referendumit të së dielës. Sipas opozitës Marrëveshja e Prespës me Greqinë është politikisht e vdekur. Nëse shkohet në zgjedhje – thonë nga VMRO-DPMNE-ja duhet të formohet qeveri teknike, sipas modelit të Përzhinës me mandat prej 100 ditësh dhe conform kësaj edhe dorëheqje të disa ministrave.

Aleksandar Nikolovski – VMRO DPMNE:

Kjo do të thotë dorëheqje e Zaevit, Spasovskit dhe Carovskës dhe ministrat për Punë të Brendshme dhe për Punë dhe Politikë Sociale t’i takojnë VMRO-DPMNE-së, në afat prej 100 ditë. Vetëm kjo është parakusht për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Kryeministri Zaev gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se kërkesat e opozitës janë të papranueshme.

Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë: Ne mbetemi në qëndrimet tona dhe do të bëjmë çmos që në një atmosferë normale dhe të përgjegjshme, të bisedojmë me deputetët dhe besoj se do të kemi ndonjë rezultat kah fundi javës apo fillimi I javës tjetër. Targeti është 10 Tetori kur do të duhet opinionin ta njoftojmë se cilat janë hapat e ardhshëm.

Në orët e pasdites edhe partia shqiptare në pushtet BDI-ja ka thirrur mbledhje të Kryesisë Qendrore, ku pritet të diskutohen hapat e mëtejshme, pas qëndrimeve të dy partive më të mëdha në kampin politik maqedonas.

Tv Klan