Në dilemë shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme

Liderët e partive parlamentare arritën konsensus rreth anulimit të zgjedhjeve të 12 Prillit, por nuk arritën të merren vesh se a do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme apo jo.

“Aty është e përcaktuar se kur duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme… Kur ka epidemi!? Jo që ka epidemi, por ka pandemi. Tani kur ka pandemi në nivel botëror dhe epidemi në nivel shtetëror nuk ka përse të shpallet”.

Zaev konsideron se do të ishte e papërgjegjshme nëse nuk shpallet gjendje e jashtëzakonshme, e kryetari i opozitës është më i kujdesshëm.  E opozita e ka kundërshtuar, por lë hapësirë që për këtë të vendosin ekspertët, që pritet të takohen me Presidentin sot.

“Ajo që është e rëndësishme që të ceket është se Kushtetuta parashikon gjendje të jashtëzakonshme, e nuk parashikon gjendje krize, por njësoj e rëndësishme është se gjendja e jashtëzakonshme nuk është e rregulluar me ligj. Nga ana tjetër ekziston ligj për menaxhimin me kriza dhe ai në të kaluarën është aplikuar”.

Opozita kundërshtoi edhe rikthimin e Kuvendit, sepse cilëson se është antikushtetuese. PDSH-së nuk iu duk serioz formati i takimit dhe u larguan më herët.

Ibrahimi nuk u ndal të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve se kush duhej t’i përfaqësonte shqiptarët në këtë takim, ku ishte i shoqëruar edhe nga Sela, Gashi dhe Kasami.

Tv Klan