32 mln euro për Veronën, 5 vjet kontratë për lojtarin

Marash kumbulla mund të vishet bardhezi. Është Juventus që i ka bërë Veronës një ofertë më të mirë se ajo e Inter për mbrojtësin e kombëtares shqiptare.

Mediat italiane raportojnë se marrëveshja është arritur për 20-vjeçarin të cilit pritet ti ofrohet një kontratë 5-vjeçare.

Juventus pritet të paguajë 32-milionë euro në arkat e Veronës dhe për të siguruar këtë marrëveshje, mendohet se do të përfshihen edhe futbollistë të tjerë.

Mbetet për tu përcaktuar mënyra shitje ose huazim. Marash Kumbulla ka bërë një sezon të shkëlqyer me Veronën dhe tërhoqi interesimin e disa klubeve në Serie A, si Juve, Inter, Napoli por edhe Chelasea në Premierleague, apo Lyon në Francë.

Nga performancat e tij më të mira ka qenë edhe ndeshja me Juventusin. Kumbulla duhet të mbulonte argjentinasini Paulo Dybala, detyrë të cilën e kreu me sukses.

Tv Klan