Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe qeverinë e SHBA-së, pas arritjes së marrëveshjes për targat.

Osmani tha se Hovenier dhe qeveria e SHBA-së patën angazhim aktiv në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel.

“Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme. Kosova është mirënjohëse”, shkroi Osmani.

Ishte shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ai që njoftoi se Serbia nuk do të lëshojë më targa KM e PR dhe Kosova nuk do të vazhdojë me masat e tjera në lidhje me këtë çështje./klankosova