Bota ka regjistruar marsin më të ngrohtë, duke u bërë kështu muaji i dhjetë me radhë me temperatura rekord i regjistruar.

Ndryshimet klimatike mund të lëvizin në një territor të paeksploruar nëse temperaturat nuk bien deri në fund të vitit kanë bërë të ditur ekspertët. Kjo ka nxitur shqetësime se bota mund të jetë duke u kthyer në një fazë të re të ndryshimit edhe më të shpejtë të klimës. Një sistem moti i quajtur El Niño qëndron pas.

Nga prilli 2023 deri në mars 2024, temperatura mesatare globale ishte 1.68 gradë Celsius mbi mesataren në periudhën para-industriale 1850-1900.

Është trendi afatgjatë me rekorde të jashtëzakonshme që na shqetëson shumë. Duke parë rekorde të tilla muaj pas muaji na tregon vërtet se klima jonë po ndryshon, me shpejtësi”, ka bërë të ditur zëvendësdrejtoresha e C3S, Samantha Burgess.

Thatësira e nxitur nga ndryshimet klimatike në rajonin e pyjeve tropikale të Amazonës shkaktoi një numër rekord zjarresh në Venezuelë nga janari deri në mars, ndërsa thatësira në Afrikën Jugore ka shkatërruar tërësisht të korrat dhe ka lënë miliona njerëz të përballen me urinë.

Shkencëtarët detarë paralajmëruan gjithashtu muajin e kaluar zbardhjen masive të koraleve që tanimë ka të ngjarë të përhapet edhe në hemisferën jugore, e nxitur nga ngrohja e ujërave dhe mund të jetë më e keqja në historinë e planetit.

El Nino arriti kulmin në dhjetor-janar dhe tani po dobësohet, gjë që mund të ndihmojë në thyerjen e temperaturave edhe pse ekspertët janë skeptikë pasi sipas tyre emetimet e gazrave serrë të shkaktuara nga njeriu mund të nxisin të tjera rekorde. Dështimi për të reduktuar këto emetime do të vazhdojë të nxisë ngrohjen e planetit, duke rezultuar në thatësira më intensive, zjarre, nxehtësi dhe përmbytje të fuqishme.

Klan News