Modelja e njohur, Kejvina Kthella është prej kohësh në një lidhje dashurie, por nuk ka preferuar që ta zbulojë asnjëherë identitetin e partnerit në rrjetet sociale.

Mirëpo duket se gjërat janë bërë serioze dhe çifti ka marrë hapin e madh.

Së fundmi, Kejvina ka postuar një video në “Instagram” ku ka treguar unazën dhe krahas së cilës ka shkruar: E martuar.

Këtë postim ajo ka zgjedhur ta shoqërojë me një emoji që simbolizon të qeshurën me lot, ndaj dhe ndjekësit janë në dyshime nëse modelja është martuar me të vërtetë apo jo./tvklan.al