Mashtruan online dhe përfituan 4 mln Euro, sot jepet masa për 4 të arrestuarit


Mashtruan online dhe përfituan 4 mln Euro, sot jepet masa për 4 të arrestuarit

09:28 24/07/2021

Katër nga pjesëtarët e rrjetit ndërkombëtar që mashtronte bizneset duke u krijuar një dëm në gati 4 milionë Euro do të përballen sot me gjykatën shqiptare për t’u njohur me masën e sigurisë.

Dy shtetas nga Kameruni dhe shqiptarët e arrestuar nëpërmjet skemës “Mashtrimi i pagesës nëpërmjet postës elektronike” së bashku me të tjerë jashtë Shqipërisë kanë kontrolluar komunikimet e postës elektronike midis klientëve dhe subjekteve tregtare.

Pasi kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik ata kanë qëndruar të “fjetur” derisa kanë parë kërkesa specifike në lidhje me fonde ose pagesa të ndryshme.

Ata kanë kontaktuar klientin, duke marrë rolin e subjektit pritës të fondeve, duke i informuar ata se detajet bankare të kompanisë kanë ndryshuar dhe duke kërkuar që ata të transferojnë fondet në llogarinë e re.

Ata kishin hapur edhe subjekte tregtare fiktive dhe në shumë raste me dokumente të falsifikuara të krijuara nëpërmjet pajisjeve elektronike, por dhe llogari bankare me dokumente të falsifikuara si administratorë subjektesh. Nga kjo skeme janë shpallur në kërkim edhe 8 persona të tjerë.

Klan News







Të ngjashme