Gjimnasti që përfaqëson Shqipërinë synon medaljen e radhës

Matvei Petrov, gjimnasti rus i natyralizuar shqiptar, synon një tjetër medalje kontinentale për Shqipërinë pas asaj të marrë Dhjetorin e kaluar në Turqi. Kampionati i ardhshëm Europian do të zhvillohet në Zvicër nga 21 deri më 25 Prill. Matvei thotë për Tv Klan se rivaliteti në garën që do të mbahet në Bazel është më i madh se ai i para disa muajve në Mersin.

“Ka një konkurrencë më të fortë, ka shumë gjimnastë nga Rusia, Anglia, Irlanda. Do të jetë një garë më interesante se ajo në Turqi. Po përgatitemi dhe çdo ditë po përmirësohemi mendoj se kemi mundësi”.

Kualifikimi direkt në Lojërat Olimpike të Tokios nuk u arrit dhe trajneri Alon Hasa uron që pjesëmarrja të realizohet me ftesë.

“Shpresojmë që me rezultatet e arritura në Mersin dhe në Basel ftesën ta marrim, por tani është vetëm shans”.

Matvei Petrov po përgatitet në Pragë për garën e radhës ku në stërvitjet e fundit në kalin e doreza rezultati është e njëjtë me medalistët e nivelit botëror.

Tv Klan