Sasia e radhës e vaksinave ka mbërritur në Shqipëri si pjesë e kontratës me Pfizer dhe AstraZeneca. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetin social “Facebook”.

24,040 vaksina anti-covid sapo kanë mbërritur në Shqipëri
Në aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën sot 14,040 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare si dhe mbështetjes së Bashkimit Europian, ndërsa në mbrëmje mbërritën në IShP edhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca, mbështetje e Qeverisë së Kroacisë për vendin tonë.
 1,103,690 doza vaksine anti-covid kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, teksa nesër nisin dy ditët e vaksinimit të hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç
”, shkroi ministrja.

Këta të fundit mund të aplikojnë në portalin E-Albania për të caktuar datën e vaksinimit në qendrat e hapura të vaksinimit që do të vendosen të martën dhe të mërkurën./tvklan.al