Covid-19 shënon 1 milionë viktima


Covid-19 shënon 1 milionë viktima

15:33 28/09/2020

Ritme të larta infektimi në gjithë globin

Koronavirusi preku një pikë të re kulmore të përhapjes duke shënuar për të parën herë mbi 1 milionë viktima në gjithë globin. Viktimat numërohen mes më shumë se 33.3 milionë të prekurve që prej nisjes së pandemisë.

Ritmet e përhapjes janë përshpejtuar përgjatë javëve të fundit, çka po vërteton dita ditës parashikimet e ekspertëve se kjo vjeshtë do të jetë e vështirë.

Ritme të larta përhapjeje kanë disa vende të Bashkimit Europian, ku në krye është Franca që këtë të hënë njoftoi mbi 11 mijë raste infektimesh ditore. Në Marsejë dhe disa qytete të tjera të jugut të Francës, nga kjo e hënë baret dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura për 15 ditë.

Problematike situata vijon të mbetet edhe në Spanjë, kryesisht në Madrid ku autoritetet nuk po e përballojnë dot dyndjen e pacientëve në spitale. India preku kuotën e 6 milionë të prekurve teksa renditet mes Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit, ndër vendet me numrin më të lartë të të prekurve nga COVID-19.

Tv Klan





Të ngjashme