Një konflikt vdekjeprurës do të rrezikonte ndërprerjen e rrugëve thelbësore të tranzitit të naftës dhe gazit

Më shumë se 100 ushtarë armenë janë vrarë në përleshjet kufitare me Azerbajxhanin. Azerbajxhani  ka bërë të ditur se 50 nga trupat e tij kane mbetur te vrarë gjithashtu në luftime, për të cilat të dyja palët fajësojnë tjetrën.

Përleshjet janë një seri konfliktesh të gjata të zhvilluara midis dy ish-republikave sovjetike mbi rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut. Rusia dhe SHBA-ja kanë bërë secila thirrje për paqe mes dy vendeve.

Duke folur në parlamentin e vendit të tij, kryeministri armen Nikol Pashinyan tha se 105 ushtarakë armenë ishin vrarë në sulme. Ai gjithashtu akuzoi trupat azerbajxhane për pushtimin e 10 km katrorë të territorit armen këtë javë dhe tha se tani i ishte drejtuar Rusisë për ndihmë ushtarake  një aleat i vjetër i Armenisë.

Azerbajxhani hedh poshtë pretendimet e Armenisë për zhvillimet e kësaj jave, duke përfshirë raportimet se ka shtënë me armë kundër pajisjeve që u përkasin shërbimeve ruse të sigurisë të cilat janë të stacionuara brenda Armenisë. Një armëpushim, i ndërmjetësuar nga Rusia, ka dështuar të zbatohet dhe të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për shkelje të tij.

Udhëheqësit ndërkombëtarë po intensifikojnë përpjekjet diplomatike për të parandaluar që ajo të përshkallëzohet në një luftë edhe më vdekjeprurëse  siç ka ndodhur me përleshjet e mëparshme në të kaluarën.

Përveç kostos njerëzore të një lufte të dytë, një konflikt vdekjeprurës do të rrezikonte marrëdhënien mes Rusisë dhe Turqisë, të dyja fuqitë kryesore në rajon, si dhe ndërprerjen e rrugëve thelbësore të transitit të naftës dhe gazit. Si pjesë e asaj përpjekjeje diplomatike, Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive e udhëhequr nga Rusia po dërgon një mision paqeje në Armeni. Presidenti Rexhep Erdogan ka akuzuar Armeninë për fillimin e konfliktit duke shkelur paqen.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë luftuar gjithnjë  për rajonin e Nagrno-Karabakut për më shumë se tri dekada. Tensionet e vazhdueshme mes armenëve të krishterë dhe azerbajxhanasve myslimanë, datojnë prej vitit 1915 kur ka ndodhur masakra e 1.5 milion armenëve nga forcat otomane. Më 27 Shtator të vitit 2020, Azerbajxhani nisi operacionin e quajtur “Grushti i hekurt”, për të rikthyer kontrollin e Nagorno-Karabakut, duke lënë të vdekur më shumë se 6.700 persona.

Klan News