Në botë raportohen se kanë humbur jetën 760 mijë njerëz

Numri i të infektuarve në mbarë botën nga Covid-19 ka shkuar në 21 milionë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën është më shumë se 760 mijë.

Sipas të dhënave të po këtij institucioni, pesë shtetet me numrin më të madh të të infektuarve janë: SHBA, 5.2 milionë, më pas renditet Brazili me 3.2 milionë, India është në vendin e tretë me  2.5 milionë të infektuar. Rusia është në vendin e katërt dhe është në prag të 1 milionë të infektuarve, më tej vjen Afrika e Jugut me rreth 6 mijë infektime.

Sipas të dhënave të universitetit Jons Hopkins numri i viktimave vijon të jetë më i lartë në Shtetet e Bashkuara me 167 mijë humbje jete, 105 mijë në Brazil. Më tej renditet Meksika me 55 mijë viktima, edhe India me gati 50 mijë viktima. Ndërkohë që në vendin e pestë është Anglia. Pavarësisht se ka një numër të ulët të të infektuarve, rreth 315 mijë, numri i viktimave në Britani është gati 47 mijë.

Ritmet e infektimit janë shtuar në shumë vende të botës, përfshi edhe gjithë Europën. Numrin më të lartë të të infektuarve ditor e mban Spanja me rreth 7 mijë raste ditore. Por numri i viktimave në këtë shtet është më i ulët se në Francë dhe në Itali pasi janë 28 mijë viktima nga fillimi i pandemisë. Shumë ekspertë të shëndetësisë thonë edhe pse përhapja e infeksionit po rritet, agresiviteti i virusit gjatë kësaj stine është më i ulët.

Klan Plus