Janë plagosur mbi 105 mijë persona

Numri i të vdekurve nga tërmetet shkatrrimtarë në Turqi dhe Siri shkon në mbi  41 mijë.

Autoritetet turke raportuan mbrëmjen e të Martës së janë regjistruar 3,5418 vdekje nën rrënoja, ndërkohë që të palgosur janë mbi 105 mijë persona, prej tyre 13, 200 janë në spitale duke marrë trjtim shëndetësor.

Më shumë se 8,000 njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat në Turqi, tha presidenti Recep Tayyip Erdogan.Ndërsa në Siri sipas OKB-së dhe qeverisë siriane raportohet për më shumë së 5,800 viktima. OKB vlerëson se deri në 5.3 milionë njerëz në Siri mund të jenë të pastrehë pas tërmeteve. Gati 900 mijë njerëz kanë nevojë urgjente për ushqim në Turqi dhe Siri.

Klan News