Mbi 507 mijë qytetarë të imunizuar me të dyja dozat anti-covid


Mbi 507 mijë qytetarë të imunizuar me të dyja dozat anti-covid

20:54 28/07/2021

Të imunizuarit shprehen se ndihen më të mbrojtur dhe bëjnë thirrje për vaksinim

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi në Facebook se mbi 507 mijë qytetarë janë imunizuar plotësisht me të dyja dozat anti-covid në të gjithë vendin. Të vaksinuarit shprehen se ndihen më të sigurt me marrjen e  vaksinës.

“Sapo kam bërë vaksinën e dytë, normalisht ndihem shumë më e lehtësuar dhe më me besim se çfarëdo situate që të kalojë, normalisht do ta kaloj shumë më lehtë se sa po të isha e pavaksinuar. Prandaj iu sugjeroj të gjithëve, bëjeni vaksinën nëse e doni jetën tuaj dhe nëse doni të afërmit tuaj”.

“Thjesht do t’i këshilloja të gjithëv të vijnë ta bëjnë, s’është asgjë, dy minuta punë”.

“Mendoj se të gjithë qytetarët kanë nevojë të vaksinohen që t’i vijë fundi kësaj pandemie sa më shpejt, kështu që shpresoj që të gjithë qytetarët shqiptarë të bëjnë të njëjtën gjë që bëra edhe unë sot”.

“Unë tani e bëra vaksinën dhe ndihem më i mbrojtur”.

“Faleminderit Shqipëria për vaksinën!”

“Inkurajoj këdo që ta bëjë vaksinën, sidomos moshën time, moshat e reja. Mos e neglizhoni. Shpëtoni jetën e prindërve tuaj, shpëtoni jetën e njerëzve që punoni”.

Që prej nisjes së procesit të vaksinimit masiv në të gjithë vendin janë injektuar mbi 1 milionë e 160 mijë vaksina anti-covid.

Klan News








Të ngjashme