Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Nën drejtimin e zëvendës ministrit të Punëve të Jashtme Pëllumb Xhufi, u zhvillua sot në Ministrinë e Jashtme, mbledhja e parë e tryezës së Paktit të Stabilitetit. Qëllimi i kësaj mbledhje është faza përgatitore për projektet që do të paraqiten në konferencën e dytë të donatorëve që do të mbahet në Bruksel në fillim të vjeshtës.

“Është shumë e rëndësishme që të gjitha projektet të kalojnë përmes tryezës së Paktit të Stabilitetit”, ka thekzuar zv/ministi i Jashtëm Xhufi. Brenda muajit Mars do të organizohet një tjetër takim me problemet dhe projektet e paraqitura, ka shtuar ai./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori