Pas zëvendësimit të 2 ministrave, kabineti qeveritar është rifreskuar në nivel zëvendësministrash.

5 zëvendësministra, të gjithë propozime të ardhura nga Partia Socialiste, kanë kaluar në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë.

Idlir Peçi, nga Zëvendësministër i Drejtësisë kalon Zv/Ministër në Ministrin e Mbrojtjes dhe zëvendësohet nga Eridjan Salianji, një prej përfaqësuesëve ligjorë të PS, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Redi Shtino është emëruar Zv/Ministër i Arsimit, duke zëvendësuar Arbian Maznikun.

Eralda Methasani, që deri tani ka mbajtur postin e Këshilltares për të Drejtën Publike e Kryeministrit, emerohet  Zv/Ministre e Integrimit.

Ndërsa Klejdi Xhaxiu do të jetë Zv/Ministeri i Mjedisit.

Tv Klan