Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit është zhvilluar ditën e sotme mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm Parlamentar që do të merret me shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryetari i komisionit Damian Gjiknuri, anëtarët e komisionit Adnor Shameti dhe Alket Hyseni, si përfaqësues të shumicës parlamentare, Myslim Murrizi dhe Edmond Stojku, si përfaqësues të pakicës parlamentare dhe Oerd Bylykbashi, me cilësinë e të dërguarit të posaçëm të partive parlamentare të dala nga zgjedhjet e përgjithshme të 2017-s.

Në fund u vendos unanimisht kualifikimi i 53 kandidatëve dhe skualifikimi i 17 prej tyre.

Në listën me disa kandidatura për pozicionet e disa posteve të KQZ-së së re bien në sy emrat e Arben Isarajit, ish zv/Ministër i Drejtësisë, Theodhori Sollaku, ish-Prokuror i Përgjithshëm, apo Ilirjan Celibashi dhe Lefterie Luzi të dy ish-kryetarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Një emër tjetër që kandidon për komisioner është edhe Ilirjan Celibashi.

Komisioni gjithashtu vendosi të kryejë seanca dëgjimore me kandidatët e kualifikuar, që do të zhvillohen  në ambientet e Kuvendit në datat 29-30 shtator 2020.

Kliko për listën e kandidaturave që plotësojnë kriteret për pozicionet e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve; Nënkomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve; Komisionit Rregullator; dhe Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve./tvklan.al