Për situatën në Ukrainë, Këshilli i Sigurimit në Kombet e Bashkuara është duke mbajtur një mbledhje emergjente. Ambasadori shqiptar në OKB, Ferit Hoxha, ka mbajtur fjalën e tij në këtë takim.

Ai ka dënuar sulmin e rus. Në postimin në rrjetet sociale ku është shpërndarë edhe fjala e ambasadorit shqiptar thuhet: Rusia po sulmon egërsisht fqinjin e tij të cilit kërkon që t’i mohojë ekzistencën, lirinë, tokën dhe dinjitetin.

Shqipëria bëri thirrje në mbledhjen e sigurisë që të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Nëse ata zgjedhin të vazhdojnë të zbatojnë planet e tyre siç tregon gjithçka, ata do të mbajnë jo vetëm pasojat e luftës, por edhe fajin dhe turpin historik të pushtimit të një vendi fqinj, kur përgjegjësia e tij si një vend i madh, si anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, i bëjmë thirrje që ai të punojë dhe të ndihmojë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, jo ta shpërdorojë atë. Ne ritheksojmë mbështetjen tonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, brenda kufijve dhe ujërave territoriale të saj të njohura ndërkombëtarisht. Si përfundim, mirëpres praninë e Përfaqësuesit të Përhershëm të Ukrainës në këtë takim. Unë do të doja t’i përcjell atij, qeverisë dhe popullit ukrainas se, në këtë moment kritik të historisë së tyre, ata nuk janë vetëm dhe ne qëndrojmë të vendosur dhe në solidaritet të plotë me ta, për të drejtën e tyre për të qenë të lirë dhe të zgjedhin kush duan të jenë”, është shprehur Hoxha./tvklan.al