Organizohet eventi “Më të mirët e 2022” për të kurorëzuar protagonistet e futbollit shqiptar

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë më datë 27 Janar një mbrëmje gala, dedikuar protagonistëve kryesorë të futbollit, të cilët kanë spikatur me paraqitjet e tyre gjatë vitit 2022.

Në këtë mbrëmje do të ndahen çmime të rëndësishme për futbollin e djemve dhe të vajzave, si dhe do të vlerësohet kushdo që ka dhuruar emocione të mëdha vitin e shkuar.

Fituesit e çmimeve janë përzgjedhur nga vetë protagonistët e futbollit shqiptar pas një procesi të gjatë e transparent të udhëhequr nga FSHF.

Një çmim i veçantë do të jepet për ekipin e Vllaznisë së vajzave, që arriti një sukses të jashtëzakonshëm duke u kualifikuar për herë të parë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve dhe duke luajtur me klubet më të mëdha të Europës.

Në këtë mbrëmje festive, do të jenë të ftuar personalitete ndërkombëtare, figura të mëdha futbolli, përfaqësues nga bota akademike, ajo politike, e artit dhe kolegë e miq të Federatave të tjera.

Gjithashtu, do të ripërshkruhen arritjet e jashtëzakonshme që arriti futbolli shqiptar në vitin 2022.

Kjo mbrëmja gala “Më të mirët e 2022” në fakt do të kthehet do të jetë një traditë e përvitshme.

Klan News