Mbrëmje vendimtare në Champions League



Mbrëmje vendimtare në Champions League

10:19 13/04/2021

PSG e Chelsea më pranë gjysmëfinales, Bayern e Porto duan mrekullinë

Mbrëmjen e sotme do të mësohen 2 skuadrat e para gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve për edicionin 2020-2021. Me mjaft interes pritet dueli që luhet në “Park de Prins”, aty ku zbresin dy skuadrat finaliste të sezonit të shkuar.

PSG niset e favorizuar ndaj Bajern Mynih pas fitores 3-2 në Gjermani. Francezëve i duhet të bëjnë detyrën në shtëpi, për të menaxhuar rezultatin në sfidën e parë.

Lewandowski do jetë sërish mungesa e madhe e Bayern në këtë duel, teksa trajneri, Hansi Flik do bëj pa Costën, Toliso e Gnabri.

Përballja tjetër luhet mes Chelsea-t dhe Portos. Blutë janë të favorizuar në këtë 90 minutësh, pas fitores 2-0 në Dragao. Për shkak të masave në Britani, ky duel do zhvillohet në Spanjë, në stadiumin Roman Sanches Pizhuan të Sevijas.

Një fushë neutrale por që nuk pritet të ndikojë në mbarëvajtjen e sfidës. Të dy përballjet do luhen duke nisur nga ora 21:00.

Klan News







Të ngjashme