Ministri i Mbretërisë së Bashkuar për Evropën dhe Amerikën e Veriut, James Cleverly tha për BBC se plani i sulmit rus nuk po funksionon, por si rezultat i kësaj po shihen se më shumë zona banimi civilësh po shënjestrohen.

“Ishte menduar të ishte shumë e lehtë, ishte menduar të ishte një lloj lufte rrufe ku trupat ruse do të merrnin Ukrainën. Në vend të kësaj, ajo që ne po shohim është një mbrojtje e egër nga ukrainasit, e cila është tepër frustruese për Vladimir Putin. Për fat të keq, si një produkt i zemërimit dhe zhgënjimit të Putinit për sulmin joefektiv, ne po shohim një përshkallëzim në shënjestrimin e civilëve dhe infrastrukturës civile”, tha Cleverly.

I pyetur nëse lufta mund të përfundojë deri në muajin Maj, siç sugjerojnë disa zyrtarë ukrainas, Cleverly thotë se është tepër e vështirë të bëhen parashikime të tilla, por thotë ai se MB duhet të sigurohet që Putini të dështojë në Ukrainë./tvklan.al