”Anatomy of a Fall” fiton Palmën e Artë i regjizores franceze, Justine Triet

Çmimi kryesor i Festivalit të Filmit në Kanë, Palma e Artë, iu dha regjisores franceze Justine Triet për filmin e saj “Anatomy of a Fall” mbrëmjen e së shtunës. Filmi triumfoi në mesin e 20 filmave të tjerë në konkurs. Vendimi u mor nga një juri e kryesuar nga fituesi i vitit të kaluar regjisori suedez, Ruben Ostlund. Triet është gruaja e tretë që fiton çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Kanë.

Çmimi i i dytë më i lartë pas Palmës së Artë, shkoi për “The Zone of Interest” e regjisorit britanik Jonathan Glazer, një familje që jeton pranë Aushvicit. Protagoniste në të dy filmat fitues është aktorja gjermane Sandra Hueller, e cila në “Anatomy of a Fall” luan një shkrimtare që është e dyshuara kryesore për vdekjen e të shoqit, ndërsa në “The Zone of Interest” është gruaja e komandantit të kampit të vdekjes së Aushvicit.

Megjithatë, çmimi për aktoren më të mirë femër shkoi për Merve Dizdar, e cila luan një mësuese në një fshat të izoluar në Turqi në filmin “About Dry Grasses” të regjisorit turk, Nuri Bilge Ceylan. Aktori më i mirë shkoi për Koji Yakusho, i cili luan rolin e një pastruesi tualeti në Tokio në filmin “Perfect Days” të regjisorit Wim Wenders.

Çmimi për skenarin më të mirë shkoi për Yuji Sakamoto për filmin japonez “Monster”, me regji të Kore-eda, i cili pason një seri keqkuptimesh rreth miqësisë së dy nxënësve.

Festivali i këtij viti ishte një nga më të mëdhenjtë ndër vite për sa i përket yjeve botërorë, me legjendat e Hollivudit, si Harrison Ford, Martin Scorsese, Robert De Niro, Isabella Rossellini dhe Sean Penn, që të gjithë u ngjitën në tapetin e kuq.

Klan News