Ora 19:00 shënon zyrtarisht mbylljen e procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare në vendin tonë. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 të kësaj në diele në të gjithë Shqipërinë.

Me mbylljen e orarit zyrtar, të drejtën për të votuar e kanë vetëm ata qytetarë që ndodhen ende jashtë qendrave të votimit. Më pas, pas mbylljes së procesverbaleve pritet të nisë transportimi i kutive të votimit, drejt qendrave të numërimit.

Pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte e lartë.

Sipas KQZ-së deri në orën 19:00, ku kanë raportuar vetëm 640 qendra votimi nga 5199 që janë në total, kanë marrë pjesë në votime 47.92% të pjesëmarrjes.

E përkthyer në votues, bëhet me dije se kanë votuar 224702 zgjedhës nga 468871 që kanë në total qendrat e votimit që kanë raportuar pranë KQZ-së. Qarku që ka pjesëmarrje më të lartë në votime është Tirana me një pjesëmarrje 54.32%./tvklan.al