Këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij Selvija janë bërë prindër për herë të parë të një djali në Janar të këtij viti të cilin e pagëzuan me emrin Roel. Çifti herë pas here na ëmbëlson me imazhet e Roelit të vogël.

Kurioziteti për të ditur më shumë për jetën e çiftit si prindër është i madh nga ana e fansave, të cilët e kanë pyetur bashkëshorten e Shpat Kasapit Selvijen në lidhje me disa detaje personale. Pyetjes së ndjekësit se “A do që të ketë fëmijë tjetër” në intervistën virtuale që ka zhvilluar në InstaStory, Selvija i është përgjigjur kështu:

“Kam pasur një shtatëzani me të gjitha komplikacionet e mundshme dhe ende më ka mbetur si traumë e gjithë ajo periudhë. Nuk mund të të jap këtë përgjigje tani. Mundohem ta marr veten fizikisht dhe psikologjikisht.”

Selvija ka treguar se i biri Roeli e ka ndryshuar në çdo aspekt.

“Më ka ndryshuar në çdo aspekt. Atë Selvije që njerëzit e kanë njohur para shtatzënisë nuk ekziston më. Tani duhet të më njohin nga fillimi.”

Selvija ka treguar se ka dëshirë që të jetë ajo dhe Shpat Kasapi që të kujdesen për fëmijën e tyre, pasi siç thekson bukuroshja askush nuk e ka për detyrë të kujdeset përveç prindërve të tij.

“A të ndihmon dikush rreth Roelit? Si ia del?”

Jo, e dashur, çdo gjë e bëj vetë. Javët e para kisha ndihmë nga nënë ime e pastaj ia mora vetë situatën në dorë. Kur isha shtatzënë thoja se s’do të ja dal, por më beso fëmija është pjesë e jotja dhe pikë së pari do e rregullosh atë e pastaj veten.

“Pse nuk të ndihmon dikush tjetër te djali?”

“Më ndihmon Shpati. Unë dhe Shpati jemi ato që duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin për Roelin. Askush nuk e ka për detyrë të kujdeset përveç ne të dyve. Shumicën e kohës dua të kujdesem vetë aq sa kam mundësi”

Kujtojmë se çifti i njohur në vitin 2021 kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë./tvklan.al