Me kallash drejt shtëpisë së një personi, kur mbërrin policia i drejton armën dhe…



Me kallash drejt shtëpisë së një personi, kur mbërrin policia i drejton armën dhe…

08:44 07/05/2021

Një konflikt verbal për pak sa nuk ka degjeneruar në ekzekutimin e një qytetari në qytetin e Këlcyrës. Ka qenë ndërhyrja e policisë që ka shmangur përdorimin e armës nga 55-vjeçari me iniciale S. A.

Ky i fundit në gjendje të dehur, pas një konflikti për motive të dobëta me një qytetar tjetër, ka shkuar në banesë tij ku ka marrë një armë zjarri dhe është drejtuar për tek shtëpia e personit me të cilin është konfliktuar. 55-vjeçari është neutralizuar me armë në dorë e fishek në fole.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, 55-vjeçari u ka drejtuar armën punonjësve të Policisë, por falë ndërhyrjes profesionale është bërë e mundur prangosja e tij. Autoritetet kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik dhe 2 krehra me fishekë luftarak./tvklan.al










Të ngjashme