Me kë do të bëjnë koalicion socialdemokratët? - Tv Klan

Me kë do të bëjnë koalicion socialdemokratët?



Me kë do të bëjnë koalicion socialdemokratët?

21:34 10/09/2021

Ekonomia e gjelbër, subjekt mosmarrëveshjesh të mundshme

Teksa socialdemokratët gjermanë kryesojnë sondazhet, 10 ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të 20 shtatorit, analistët po përpiqen të parashikojnë se çfarë drejtimi do të marrë vendi që gjatë epokës Merkel u shndërrua në lokomotivën e Europës.

Sondazhet u japin atyre 25% të mbështetjes popullore, por nëse zgjidhet kancelar, Olaf Sholc duhet të zgjedhë ta orjentojë qeverinë drejt një frymë më miqësore ndaj bizneseve duke bërë koalicion me Demokratët e Lirë të FDP-së apo të bashkëpunojë me partinë e Majtë, që e bazon programin tek fryma “anti-kapitaliste”.

Sholc po i bën llogaritë duke u mbështetur tek të gjelbrit, të cilët e kanë hapur tashmë rrugën e bashkëpunimit, pasi programi i socialdemokratëve përputhet me parimet e tyre, për investime drejt një ekonomie që gjeneron duke mbrojtur mjedisin.

Por planet e demokratëve të lirë në këtë drejtim bazohen tek minimizimi i kostove për biznesin gjatë kalimit në ekonominë e gjelbër, e po ashtu edhe tek reduktimi i deficitit, pika të cilët kapërcejnë objektivat e vitit 2030. E kundërta për të Majtët, të cilët nuk pranojnë asnjë plan që u shton barrën financiare qytetarëve.

Në çdo rast, një qeveri e drejtuar nga socialdemokratët është mbështetëse e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Tv Klan








Të ngjashme