Nis prej kësaj të diele muaji i vaksinimit të hapur për qytetarët mbi 18 vjeç. Qytetarët e kësaj grupmoshe mund t’i drejtohen qendrave të vaksinimit në të gjithë vendin prej orës 8:00 të mëngjesit deri në 20:00 të mbrëmjes vetëm me një mjet identifikimi.

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për muajin e hapur të vaksinimit erdhi edhe për shkak të qarkullimit të variantit “Delta” në vendin tonë, duke i dhënë kështu mundësinë çdo qytetari mbi 18 vjeç të jetë më i mbrojtur.

Deri më tani në vendin tonë janë kanë mbërritur mbi 1 milionë e 699 mijë vaksina anti-covid, ndërsa rreth 515 mijë qytetarë janë imunizuar plotësisht me dy doza vaksine./tvklan.al