“Rama kërkon mandatin e tretë. Ky votim, jetik për rrugëtimin europian”

“Zgjedhje pas një beteje të ashpër politike”. Në këtë mënyrë i përshkruan zgjedhjet parlamentare të kësaj të Diele, prestigjiozja Uashington Post në artikullin e të cilës thuhet se ato pasojë fushatën që u karakterizua nga një rivalitet tepër i fortë mes dy grupimeve më të mëdha politike.

“Kryeministri Edi Rama nga radhët e socialistëve sfidohet nga demokratët dhe 12 partitë aleate të tyre”, shkruan Al Jazeera, një tjetër media me audiencë të gjerë botërore.

E përditshmja italiane La Repubblica shkruan se “pas 8 vitesh në pushtet, Rama kërkon një mandat të tretë”. “Kryeministrin nga radhët e socialistëve e sfidon ish-kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha, drejtues i Partisë Demokratike”, shkruan kjo e përditshme, që nuk le pa përmendur edhe përplasjet më të fundit mes kreut të shtetit dhe ambasadores amerikane.

Agjencia gjermane e lajmeve DW, shkrimin e saj ku pasqyron situatën zgjedhore në Shqipëri e shoqëron me titullin “Zgjedhje në hijen e koronavirusit”. Ndërsa portali në internet i medias franceze TV Sank shkruan se shqiptarët votojnë në zgjedhjet legjislative që janë jetike për rrugëtimin europian.

Tv Klan