“Moment historik për mbrojtjen e gjithë ekosistemit”

Der Spiger, Frankfurter Allgemeine, The Guardian, Reuters, Le Novelle Du Monde janë këto vetem disa nga dhjetra prestigjozet europiane që kanë patur në faqet e tyre të para lajmin e shpalljes së lumit Vjosë si Park Kombetar.

Duke qenë i vetmi lum i egër i mbetur në kontinentin e vjetër, nuk mund të kalonte pa vëmendje ky hap i qeverisë shqiptare i cili erdhi pas një dekade beteje me shoqatat ambientaliste të cilat nuk u mjaftuan me kthimin e luginës së Vjosës në zonë të mbrojtur por këmbëngulën për shpalljen e saj Park Kombëtar.

Der Spigel në numrin e sotëm e vlerëson këtë vendim të qeverisë shqiptare që ende është në letër si një premisë pozitive për mbrojtjen e të gjithë luginës.

Britanikja “The Guardian” dhe francezja Le Novelle du Monde e cilësojnë si moment historik për ruajtjen e një ekosistemi me mbi 1000 specie, një pjesë e të cilave në rrezik zhdukje, në zemër të Evropës.

“Frankfurter Allgemeine” vlerëson angazhimin e shoqërisë civile vendase dhe të huaj për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar e po në të njëjtën linjë është dhe “Reuters” që e cilëson një fitore të mbrojtësve të mjedisit që prej vitesh kanë luftuar përballë planeve për ndërtimin e hidrocentraleve përgjatë shtratit të lumit të fundit të egër të Evropës. 

Për vetë Kryeministrin, jehona e Vjosës “Park Kombëtar” në mediat e mëdha të botës i vlen fuqizimit të imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë, si një vend me bukurira të pafundme, por Rama e sheh këtë vëmendje mediatike si shtysë per vetëdijen qeverisëse për përgjegjësinë monumentale të mbrojtjes së mjedisit në kushtet kur planeti vuan ndryshimet dramatike klimatike.

Tv Klan