Fox ka vendosur të mos pijë më pas gafave në tapetin e kuq

Aktorja Megan Fox ka zbuluar arsyen pse ka vendosur të heqë dorë nga alkooli. Në një intervistë ekskluzive për “Who What Wear” ajo u shpreh se flet më shumë se sa duhet kur është nën efektin e alkoolit.

Unë isha ulur në një tavolinë me Blake Lively dhe tre vëllezërit Jonas. Në ‘Golden Globes’ ata gjithmonë vendosnin shishe gjigante të shampanjës në tryezë – unë piva shumë gota atë natë. Tani nuk pi dhe kjo është arsyeja pse, unë isha agresive dhe thashë broçkulla që nuk do t’i kisha thënë kurrë në tapetin e kuq në atë mënyrë. Unë mendoj se kam pasur shumë telashe për çdo gjë që kam thënë. Nuk e mbaj mend pse, por di që kam pasur”, është shprehur Megan.

Pas kësaj ngjarje në tapetin e kuq ku gjërat dolën jashtë kontrollit aktorja kuptoi se nuk i pëlqente efektet e alkoolit në trupin e saj.

Klan News