Meghan Markle, Dukesha e Sussex-it është anëtarja më inteligjente e familjes mbretërore britanike, sipas një studimi të ri. Hulumtimi Oxford Royal bazohet në arritjet akademike të anëtarëve të familjes mbretërore nga rezultatet e shkollës së mesme deri te kolegjet ku ata studiuan.

Meghan zuri vendin e parë, duke pasur parasysh se ajo u diplomua në Universitetin elitar Northwestern në Evanston, Illinois. Dukesha ka dy diploma, në teatër dhe marrëdhënie ndërkombëtare, nga kolegji prestigjioz.

Ndërkohë, Kate Middleton, Dukesha e Kembrixhit, doli e dyta në këtë listë. Kate ndoqi shkollën e mesme në kolegjin privat Marlborough në Wiltshire, Angli dhe vazhdoi të studionte në Universitetin e St. Andrews.

Princi William u shpall i treti ndërsa i vëllai, Princi Harry, nuk hyri as në listën e top 10 të ‘Oxford Royale’. Ai mbaroi vetëm shkollën e mesme dhe nuk mori pjesë në kolegj. Ndërkohë, një numër kushërinjsh të famshëm të William dhe Harry-t u renditën në ‘top 10’-tshen.

Klan News