#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Coca-Cola ka shënuar 30 vjetorin e saj në Shqipëri. E para kompani ndërkombëtare në Shqipërinë post komuniste, Coca-Cola ishte në fakt edhe pija e ndaluar apo e panjohur e një sistemi ku ndikimet e huaja ishin një tabu. Në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të biznesit, shoqërisë civile, por dhe politikës shqiptare, u vu ndër të tjera theksi edhe në rritjen që kompania ka pasur ndër vite. Po ashtu edhe në nismat e saj novatore.