Trajneri i Partizanit kërkon që sfida në “Arena Egnatia” të vlerësohet maksimalisht, pasi rivali ka cilësi

Trajneri Dritan Mehmeti kërkon kujdes nga Partizani në sfidën e javës së 34 të Kategorisë Superiore që do të luhet në transfertë kundër Egnatias.

Sipas teknikut, “të kuqtë” u vunë në vështirësi nga rrogozhinasit në takimin e fundit që përfundoi 2-2, e përballja e radhës duhet vlerësuar maksimalisht.  Mehmeti tha në konferencë për shtyp se skuadra ka qenë në rritje, pavarësisht rasteve të veçanta ose gabimeve individuale që e kanë penalizuar.

“Me Kukësin kemi bërë atë që duhet dhe aty ka qenë kthesa apo ai moment që kemi qenë pranë objektivit. Duhet të jemi me këmbë në tokë sepse me këto rivalë të rëndësishëm kemi pasur vështirësi. E kam studiuar kundërshtarin, edhe pse mund t’i duhet edhe një pikë për të arritur objektivin nuk do të qëndrojë prapa sepse janë me cilësi me shumë të mira”.

Partizani ndodhet në vend të tretë, me 49 pikë po aq sa edhe Vllaznia.

Ekipi i Egnatias ndodhet në vend të tetë në renditje në kuotën e 34 pikëve, me Skënderbeun dhe Dinamon me nga 25 pikë. Rrogozhinasve i duhet vetëm 1 pikë që të sigurojnë vendin e tetë, që i çon në play-out.

Klan News