Autoritet meksikane ka bërë të ditur arrestimin e Juan Manuel Alvarez Inzunza, i quajtur dhe “Re Mida”, i cili konsiderohet si nga bashkëpuntorët kryesor financiarë të Joaquìn Guzman, i njohur si “El Chapo”.

Alvarez është kapur në një operacion të fshehtë të policisë federale dhe inteligjencës ushtarake të rajonin Oaxaca, në jug të vendit.

“Re Mida” ka pastruar nga 300 në 400 milion dollarë në vit për “El Chapo-n”, nëpërmjet një rrjeti të kompanive fantazëm, që ishin shpërndarë në rajonet e Sonora-ës, Sinaloa dhe Jalisco, të njohura si territoret më të përfshira në trafikun e drogës Meksikë.

Më pas paratë dërgoheshin si “të pastra” nga Panamaja dhe Kolumbia, në SHBA./tvklan.al