Mbërritja e çiftit presidencial amerikan në Britaninë e Madhe mbushi faqet e mediave rozë në vendin ishullor, që nuk lenë t’u shpëtojnë hollësitë në këto raste.

Në fokus natyrisht ishte pamja e Zonjës së Parë, Melania Trump. Ish-modelja sllovene zgjodhi stilin francez për vizitën në Londër, fustani nga stilisti Roland Mouret, me vlerë 1 400 dollarë, ndërsa këpucët 800 dollarëshe nga Kristian Louboutin.

Në darkën shtetërore me kryeministren Theresa May, eleganca e Melanias ishte detaji i parë që tërhiqte sytë dhe fokusin e fotografëve. Fustani vezullues, i dizenjuar nga Zhil Mendel, me një vlerë marramendëse, rreth 7 mijë dollarë.

Një ushtri me asistentë që mbanin valixhet e shumta shoqëronin Zonjën e Parë. Melania dhe Donald Trump do të qëndrojnë deri të dielën në Britaninë e Madhe, ku është planifikuar çaji me Mbretëreshën, dhe më pas fundjava në Skoci.

Tv Klan