Mercedes gjen pasuesin e Hamilton

HOCKENHEIM, GERMANY - JULY 31: Lewis Hamilton of Great Britain and Mercedes GP and Max Verstappen of Netherlands and Red Bull Racing talk in the post race press conference during the Formula One Grand Prix of Germany at Hockenheimring on July 31, 2016 in Hockenheim, Germany. (Photo by Mark Thompson/Getty Images)



Mercedes gjen pasuesin e Hamilton

22:22 15/02/2021

Mediat britanike konfirmojnë gjithçka, është Verstappen

Vetëm pak ditë pasi u zyrtarizuan edhe për një sezon në drejtimin e Mercedes, te skuderia gjermane e Formula 1, po mendojnë për pasuesin e Luis Hamilton.

Britaniku është në fundin e karrierës në botën më spektakolare të automobilizmit dhe për këtë, Mercedez tenton t’i bëjë parapritë. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, Mercedes ka identifikuar edhe zëvendësuesin. Bëhet fjalë për pilotin, Max Vershtapen.

Holandezi shihet si trashëgimtari natyror i fronit të Hamiltonit në Formula 1. 23-vjeçarit i skadon kontrata në vitin 2023, por në marrëveshjen aktuale ka klauzola që lidhen me performancën e tij që mund të shkaktojnë largimin në fund të vitit.

Vershtapen i cili triumfoi në garën e fundit të sezonit të shkuar në Abu Dabi përfundoi i treti në renditjen e përgjithshme, pas dyshes së Mercedes, Hamilton dhe Valtteri Bottas.

Klan News





Të ngjashme