Një i moshuar mbeti i vdekur, pasi u asfiksua pasi zjarri përfshiu banesën ku ai jetonte i vetëm në rrugën “Frosina Plaku”. Ngjarja ndodhi kur pensionisti Spiro Ndino 85 vjeç, kishte lënë ndezur furrnellën për t’u ngrohur. Një batanije që i moshuari kishte lënë pranë furrnellës kishte marrë flakë fillimisht. Më pas zjarri përfshiu të gjithë dhomën në të cilën po flinte 85-vjeçari Spiro Ndino.

Ndihma e fqinjëve qe tepër e vonuar, për shkak se tymi ishte kishte asfiksuar të moshuarin. Banorët njoftuan policinë dhe zjarrfikësen dhe u përpoqën të ndihmonin të moshuarin. Pavarësisht përpjekjes së tyre, i moshuari  ndërroi jetë menjëherë. Zjarrfikësit mundën të izolonin zjarrin dhe më pas të ndërhynin.

Nga këqyrja e zjarrfikësve u konfirmua se zjarri ishte shkaktuar ndezja e batanijes,  e cila kishte qenë fare pranë afër furrnellës.

I moshuari jetonte vetëm në banesë, pasi bashkëshortja i kishte vdekur. Pas veprimeve në vendin e ngjarjes, trupi i të moshuarit u përcoll nga në morgun e kryeqytetit për veprime të mëtejshme.

Tv Klan