Një automjet u përfshi nga flakët këtë të premte në autostradën Tiranë-Durrës. Burime për gazetaren Enkelejda Arapi bëjnë të ditur se paraprakisht, shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë një defekt teknik.

Nga zjarri fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa për shuarjen e flakëve, në vendin e ngjarjes shkoi zjarrfikësja./tvklan.al