Tridhjetë e tre hektarë tokë është sekuestruar nga policia e Vlorës, pas një vendimi të prokurorisë së këtij rrethi.

Ndërkohë ka filluar procedimi penal për veprat penale falsifikim dokumentesh dhe pastrim të parave për 57-vjeçarin Lefter Gjergji.

Nga hetimet e policisë ka rezultuar se Gjergji këtë pasuri e ka vënë me aktivitet kriminal.

Toka e sekuestruar është në vendin e quajtur “Dhrale Adhendra”në, Himarë. Ajo ka një vlerë prej 33 milionë euro./

tvklan.al