Tashmë nuk ka dyshime. Finalja e UEFA Champions League do të luhet në datën e përcaktuar dhe më parë, pra më 29 Gusht në Stamboll.

Është ky lajmi që konfirmohet nga kreu i Federatës Turke të Futbollit, Nihat Ozdemir, i cili pasi njoftoi rinisjen e Superligës turke nga 12 Qershori, dha dhe dritën jeshile për finalen e kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë.

Fjalët e Ozdemir konfirmojnë planin e UEFA-s, që ka programuar që finalja e këtij sezoni të zhvillohet në Stadiumin Olimpik Ataturk.

Ndërkaq, për sa i përket formulës që mund të zhvillohet pjesa e mbetur e turneut, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, në rolin e anëtarit të Komitetit të UEFA-s, konfirmoi se dy skuadrat franceze të mbetura në lojë do të vijojnë normalisht turneun.

“PSG dhe Lyon do të luajnë ndeshjet e mbetura në Ligën e Kampionëve. Për duelet e tjera, ne po mendojmë se si t’i organizojmë. Mund të ketë ndeshje teke, me gjysmëfinalen dhe finalen që mund të luhen në Stamboll”, tha Duka gjatë një interviste në një radio italiane.

Klan Plus