Lionel Messi arriti një objektiv të jashtëzakonshëm duke vendosur një tjetër rekord, 400 gola në La Liga. Ai e realizoi këtë gol historik në minutën e 53’ të sfidës mes Barcelona dhe Eibar e luajtur të dielën në “Camp Nou”.

Asnjë tjetër si Messi në këtë kampionat, pasi ndjekësi më i afërt është Cristiano Ronaldo, i larguar drejt Juventus në Serie A me 89 gola më pak. Sulmuesi ka një mesatare thuajse 1 gol për ndeshje, pasi numëron 435 me katalanasit në La Liga.

Ky rekord me 400 gola vlen edhe për kampionatet më të mirë në Europë. Golin e parë në La Liga, Lionel Messi e realizoi më 1 maj të 2005 ndaj Albacete kur ishte 17 vjeç. Në karrierën e tij në La Liga ai ka shënuar 83 herë dygolësh dhe 31 herë 3 golësh. Sot Lionel Messi është një ikonë e Barcelonas dhe futbollit botëror.

Tv Klan