Hera e shtatë si shënuesi më i mirë dhe më shumë asiste në një sezon

Lionel Messi vijon të vendosë rekorde në karrierën e tij me Barcelona. Kapiteni i katalanasve me 2 golat e realizuar në fitoren 5-0 ndaj Deportivo Alaves u shpall shënuesi më i mirë i La Liga.

25 gola të shënuar, 4 më shumë se Karim Benzema i Real Madrid. Messi e fitoi këpucën e artë në Spanjë për herë të shtatë më mirë se kushdo tjetër në historinë e këtij kampionati.

Argjentinasi kaloi kështu Telmo Zarra, i cili u bë i famshëm në vitet 40’ – 50’ me Atheltic Bilbao. Lionel Messi ndihmoi dhe Ansu Fati të shënonte, duke arritur 21 pasime për gol këtë kampionat.

Messi u kthye dhe futbollisti me më shumë asiste në një sezon në La Liga. Kapiteni aktual i Barcelona kaloi ish-shokun e ekipit, Xavi, i cili në 2008-2009 dha 20 asiste.

Për të mungoi këtë sezon titulli kampion, por mund ta kalojë këtë dështim me trofeun e Champions League ku Barcelona është ende në garë.

Tv Klan