Sindikata pranon pagesën prej 50 Eurosh nga qeveria

Pas një muaji grevë nga mësimdhënësit, nxënësit në Kosovë i janë kthyer bankave shkollore. Nxënësit dhe prindërit janë shprehur të lumtur ndërsa thonë se e tëra çfarë u intereson është mësimi.

Ministria e Arsimit në njoftimin për fillimin e vitit të ri shkollor ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit. Kurse Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar se nuk do të ketë zëvendësim të orëve të humbura.

Humbje të madhe që mësimi ka filluar me vonesë e konsiderojnë edhe profesorët por shpresojnë se edhe me ndihmën e nxënësve do ta kompensojnë boshllëkun.

Greva në arsim kishte nisur më 25 Gusht, me kërkesat për 100 Euro shtesë deri në hyrjen fuqi të ligjit të pagave, por që nuk kishte hasur në mirëkuptimin e qeverisë. Pas një muaji rezistencë SBASHK-u ka lëshuar pe. Ata do të marrin vetëm nga 50 Euro shtesë për tre muaj sikurse edhe administrata publike.

Tv Klan