Meta: Duhet plan i qartë për 15 kushtet e BE



Meta: Duhet plan i qartë për 15 kushtet e BE

17:28 12/06/2020

“Procesi të jetë objektiv, transparent dhe gjithëpërfshirës”

Presidenti Ilir Meta shprehu rezerva që projekt-plani i veprimit nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian u prezantua si dokument gjithëpërfshirës pas mbledhjes së 9 Qershorit, ndërkohë që sipas tij, asnjë nga institucionet jashtë qeverisë nuk ishin njohur më parë.

Meta e quan ngutje të pakuptueshme dhe të pajustifikueshme. Ai kërkon që fillimisht të ndërtohet një proces i mirëstrukturuar, objektiv, transparent dhe realisht gjithëpërfshirës. Sipas tij, plani i veprimit duhet t’i qëndrojë plotësisht besnik 15 kushteve, siç janë përcaktuar nga Bashkimi Europian.

Meta nënvizon që secili nga kushtet duhet të zbërthehet një për një, në terma konkretë e të matshëm veprimi, të përcaktojë qartë afatet kohore, aktorët përgjegjës, si dhe kostot financiare për çdo zë. Meta ka bërë edhe sugjerimet e tij për secilin nga prioritetet.

Tv Klan




Të ngjashme