Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas sulmit rus në Ukrainë. Kreu i shtetit ka dënuar sulmin dhe thotë se Rusia shkel ligjin ndërkombëtar duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm.

 “Shqipëria dënon sulmin e pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm. I bëjmë thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj në këtë orë të errët”, tha Meta./tvklan.al