Presidenti Ilir Meta ka falenderuar të gjithë njerëzit që morën pjesë në manifestimin e thirrur nga ai kundër atij që e quan grusht shteti.

Meta tha se të hënën u hodh hapi i parë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit ndaj të gjitha institucioneve.

“Një falenderim të përzemërt të gjithë motrave dhe vëllezërve shqiptarë, të cilët iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese. Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve”, shkruan Meta, ndërsa postimin e shoqëron me një video nga fjalimi i tij gjatë manifestimit.

Kreu i shtetit firmosi të hënën dekretin që kthen ligjin për betim të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa i vuri afat mazhorancës deri më 15 Mars.

Nëse ky dekret rrëzohet, Meta paralajmëroi se do të shpërndajë parlamentin./tvklan.al