Presidenti Ilir Meta i ka kthyer përgjigje Kryeministrit Edi Rama, duke i thënë se është në krye të detyrës.

“Presidenti në krye të punës. Për Presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit. NO MORE FAKE STATE (S’ka më shtet të rremë). Shqipëria e para!

“, shkruajti kreu i shtetit në një postim në rrjetet sociale.

Reagimi i Presidentit vjen pasi Kryeministri Rama e akuzoi se nuk ka ç’dekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Në një postim të mëhershëm gjatë kësaj të hene, Rama u shpreh se këtë shkelje

“do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat, në Gjykatën e re Kushtetuese”.

Gjithashtu Rama njoftoi se deri atë do të jetë de jure në këtë rolin e Ministrit të Jashtëm, sepse sipas tij

“s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit

“./tvklan.al