Në studion e Opinion, presidenti Ilir Meta zbuloi se kishte rreth 16 muaj që nuk e ka takuar ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Blendi Fevziu: Çfarë raportesh keni ju sot me zotin Berisha?

Ilir Meta: Nga të gjithë këta aktorët e trekëndëshit, katërkëndëshit, gjashtëkëndëshit ça është kjo. Më vjen keq që t’ju zhgënjej. Po i vetmi që kam 15-16 muaj që se kam takuar zotin Berisha edhe pse e kam ftuar për një drekë në atë periudhë, por ai ka pasur edhe disa shqetësime edhe familjare të cilat për fat mirë kanë kaluar. Nuk kam asnjë raport të drejtpërdrejtë, përveç ndonjë urim për ditëlindje dhe mesazhin për non-grata.

Blendi Fevziu: Pra nuk keni pasur asnjë kontakt me të?

Ilir Meta: Jo nuk e kam takuar. S’kam pirë kafe akoma. E kam ftuar për drekë, nuk kam asnjë shqetësim.

Blendi Fevziu: Midis Bashës dhe Berishës, kë do zgjidhnit ju zoti Meta nëse një ditë do ishit i detyruar të bënit një alenacë?

Ilir Meta: Aleancën time e kam të qartë gjithmonë me Kushtetutën, qytetarët shqiptarë, në shërbim të vendit. Unë e kam shumë të qartë të ardhmen time. /tvklan.al