Ligji i miratuar disa javë më parë në Kuvend “Për përmirësimin e zonave të biznesit”, nuk ka gjetur dakordësinë nga presidenti i vendit Ilir Meta.

Presidenti e ka kthyer për rishqyrtim këtë ligj, me argumentin se shkel disa pari të kushtetutës, si: lirisë së veprimtarisë ekonomik, ushtrimit të së drejtës së pronës private me gjitha tagrat e saj (zotërimin), mënyrës së caktimit të taksave dhe tarifave vendore, mënyrës së administrimit të fondeve publike dhe të ushtrimit të kompetencave dhe përgjegjësive të detyrueshme të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Në këtë mënyrë, ky akt i ri ligjor, përveç se shkel nenit 11, 41, dhe 155 të Kushtetutës, në disa nene të tij njëkohësisht, përmban parashikime që bien ndesh me legjislacionin aktual në fuqi, duke mosrespektuar për pasojëedhe nenin 116 të Kushtetutës që përcakton hierarkinë e akteve në Republikën e Shqipërisë”, thekson Presidenti Meta. /tvklan.al