Meta letër socialistëve: Të largojmë Ramën


Meta letër socialistëve: Të largojmë Ramën

15:30 09/10/2020

Rama: Me shkallimet e tua po sekëlldis dhe të rënët

Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama janë përfshirë sërish në replika në distancë mes tyre. Kreu i shtetit iu drejtua me një mesazh publik 350 anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, ku akuzon Edi Ramën se ka marrë peng Partinë Socialiste dhe po e keqpërdor stemën e saj për të bllokuar integrimin e Shqipërisë. Ai gjithashtu fton kryetarin e PS-së që gjatë të faktojë akuzat e tija dhe të bëj publike emrat dhe vendin ku ai ka takuar subjektet e OFL-së.

“Përndryshe, nëse nuk e bën këtë, jam i detyruar të merrem çdo ditë me të dhe t’u faktoj shqiptarëve lidhjet e tij të tmerrshme me botën e krimit, dëmet ndaj çështjes kombëtare, dhe nuk do t’i ndahem derisa ta përzëmë së bashku edhe nga Partia Socialiste”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryeministrit Edi Rama, i cili i kujton edhe një herë kreut të shtetit se shqiptarët nuk kanë asnjë borxh që të dëgjojnë çdo ditë ato që ai i konsideroi si shkallime të tij.

“Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake”.

Nuk mungoi një tjetër reagim nga ana e Presidentit, i cili e ftoi Ramën të ballafaqohet në debat televiziv në Tv Klan.

“Sapo i kam konfirmuar z.Blendi Fevziu gatishmërinë time për të dalë në “Opinion” me Kryeministrin në detyrë, i cili mund të marrë edhe përforcime me vete. Transparenca e vetmja rrugë! Dil në përballje ose largohu!”.

Tv Klan






Të ngjashme